Shigjeta e Zhoze Murinjos: Junajtid ka ende lojtarë që unë nuk i doja 6 vite më parë

Apr 23, 2024 | 22:16
SHPËRNDAJE

Zhoze Murinjo pretendon se Mançester Junajtid ka ende lojtarë të cilët ai donte t’i hiqte qafe pesë apo gjashtë vjet më parë. 61- vjeçari, u shkarkua nga “djajtë” në dhjetor 2018 pas një nisje të dobët të sezonit. Që atëherë, portugezi është shkarkuar nga Totenhemi në prill 2021, përpara se të merrte të njëjtin trajtim nga Roma në janar të këtij viti. Ndërsa pret mundësinë e tij të radhës, portugezi kujtoi kohën e tij në “Old Trafford” teksa fliste për gazetën The Telegraph”.

 

murinjo

“Marrëdhëniet e mia me Ed Uduard (ish-shefin ekzekutiv) ishin të mira”, tha Murinjo. “Ishin të mira edhe në aspektin personal. Edhe tani dërgojmë mesazhe. Por nga pikëpamja profesionale nuk ishte më e mira. Unë jam ai që jam. Unë jam një njeri i futbollit. Ed vjen nga një sfond tjetër dhe atë që Ten Hag ka në kohën e tij te Mançester Junajtid unë nuk e kam pasur. Unë nuk e kisha atë nivel mbështetjeje. Nuk e kisha atë nivel besimi.

Kështu që u largova i trishtuar, sepse ndjeva se isha në fillim të procesit. Në disa momente, ndjeva se nëse ata do të besonin në përvojën time, gjërat mund të ishin ndryshe. Në skuadër ka ende disa lojtarë që nuk i doja pesë apo gjashtë vjet më parë. Mendoj se ata përfaqësojnë paksa atë që unë e konsideroj jo profilin më të mirë profesional për një klub të një dimensioni të caktuar. Por unë e bëra punën time atje. Koha tregon gjithmonë të vërtetën.

Unë do të doja që Mançester Junajtid të ketë sukses”. Pastaj edhe një shigjetë për Romën: “Pas finales së Ligës së Europës të humbur në atë mënyrë, nuk isha i lumtur që duhet të isha fytyra e klubit në konferencën për shtyp? E urreja ta bëja”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura