Shifrat e qershorit, rritet sërish numri i azilkërkuesve në Gjermani

Jul 14, 2015 | 12:24
SHPËRNDAJE

Nuk ka të ndalur numri i lartë i azilkërkuesve nga Shqipëria në Gjermani.

Ministria e Brendshme gjermane ka nxjerrë dje shifrat e muajit qershor ku rezulton se 5.932 persona kanë kërkuar azil në 30 ditë.

Në krahasim me muajin maj kjo shifër është rritur me 1 mijë persona, ndërkohë që në krahasim me prillin është rritur me 1100 persona. 

Shifrat e muajit qershor

 

Përpara Shqipërisë për numrin e madh të azilkërkuesve është vetëm Siria, prej së cilës janë larguar 7562 persona në muajin qershor.

Ndërkohë që në vend të tretë, me diferencë shumë të madhe në numër është Serbia.

Në periudhën janar- qershor 2015 nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë larguar 22.209 persona në krahasim me 3913 persona që kanë ikur në të njëjtën periudhë të vitit 2014. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura