Shifra të larta të koronavirusit në Greqi/ Humbin jetën 88 qytetarë në 24 orët e fundit! Regjistrohen 5157 raste të reja

Dec 4, 2021 | 17:11
SHPËRNDAJE

Greqia vijon të shënojë shifra të larta të koronavirusit. Në 24 orët e fundit, në vendin fqinj janë raportuar 88 viktima si pasojë e COVID-19.

greqikoronavirusi

Ministria e Shëndetësisë vendase raportoi për 5157 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm në 962,695.

Aktualisht në janë 697 pacientë në terapi intensive në spitale. Mosha mesatare e të shtruarve është 65 vjeç.

Nga pacientët e intubuar, 555 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 142 janë plotësisht të vaksinuar.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shtruar në spitale 455 pacientë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura