Shifra të frikshme nga Italia/ Më shumë se 29 mijë raste të reja dhe 822 viktima, në 24 orët e fundit

Nov 26, 2020 | 17:50
SHPËRNDAJE

29,003 raste të reja me koronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit në Itali, ndërsa 822 pacientë të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën.

spitali covid rama pamjet3

Sot kemi një rritje të rasteve më krahasim me ditën e djeshme kur u regjistruan 25,853 raste të reja dhe 722 viktima.

Tani rastet totale të Covid-19 tejkalojnë një milion e gjysmë, duke arritur në 1,509,875. Ndërsa numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 52,850.

Numri i të shëruarve ka shkuar në 661,180, pasi 24,031 persona fituan betejën me virusin në 24 orët e fundit.

Numri i njerëzve aktualisht aktivë me COVID në të gjithë Italia është 795,845 pacientë. Prej tyre, 757.961 janë në izolim në shtëpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura