Shi meteorësh këtë mbrëmje e deri në nëntor, ngrini sytë nga qielli dhe mos humbisni spektaklin

Oct 9, 2019 | 18:35
SHPËRNDAJE

Prej mbrëmjes së sotme e deri në javën e parë të nëntorit, një shi meteorësh do të përfshijë planetin tonë duke dhuruar një spektakël të vërtetë qiellor.

Sipas mediave britanike, nëse koha do të jetë e kthjellët dhe pa re, shiu i meteorëve së shpejti do të mund të shihet edhe në tokë me sy të lirë. Yjet do të të krijojnë një shfaqje të vërtetë qiellore gjatë natës këtë javë, falë shiut të meteorëve.12407202-6933883-image-a-39_1555539951431

Shiu i meteorëve Draconid, do të jetë aktiv deri më 10 tetor edhe pse mbrëmja e së martës mund të lejojë një pamje më të mirë. Ndërsa shiu i meteorëve të Tauridit Jugor, pritet të ndodhë në mbrëmjet e 9 dhe 11 tetorit, sipas Shoqatës Amerikane të Meteorëve.

Nëse këto të mësipërmet nuk shihen me sy të lirë, Manuali i Shoqërisë Mbretërore të Observatorit Astronomik të Kanadasë sugjeron të ktheni sytë nga qielli më 6 nëntor.

Kujdesuni që t’a shikoni shiun e meteorëve Draconid sapo të bjerë nata, në një zonë me qiell të kthjellët. Gjithashtu qëndroni larg hënës, pasi në 3 tetor do të shfaqet hëna e plotë dhe drita e saj mund të zbehë atë të meteorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura