Prostituta nga Shqipëria në rrugët e Napolit, 6 shqiptarë dhe 1 italian bien në pranga. Si funksiononte organizata

Jun 30, 2015 | 20:12
SHPËRNDAJE

Shtatë persona kanë rënë nën prangat e policisë në Napoli të Italisë me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Foto ilustruese

Mediat italiane shkruajnë se gjashtë persona të arrestuar nga organizata që shfrytëzonte trafikun e qenieve njerëzore janë shqiptarë dhe një italian. Sipas medias lokale, rrjeti i prostitucionit zhvillonte aktivitetin e tij në zonën “Vicaria Mercato”, ndërsa shfrytëzimi i femrave në rrugë bëhej në zona të ndara për të “evituar konfliktet me grupet e tjera”.

“Trajtimi i prostitutave ishte i organizuar dhe ato monitoroheshin nga një “truproje” që kontrollonte vajzat, e zgjedhur mes prostitutave më eksperte ose që kishin treguar besueshmëri në kohë”,-shkruan “ilgazzettinovesuviano”.

Femrat e shfrytëzuara për prostitucion thuhet se vinin nga Shqipëria, por edhe nga vende të tjera të Europës.

Rrjeti i prostitucionit sipas policisë ishte i përbërë nga djem shumë të rinj, të cilët drejtonin një ose më shumë vajza.

Policia thuhet se ka zbuluar edhe lidhjet se si zhvillonin aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm. “Kur njëri prej tyre kishte probleme me drejtësinë italiane dhe ishte i detyruar të largohej për në Shqipëri, miqtë e tij vinin për ta zëvendësuar në të njëjtin rol që kishte, duke bërë që organizata të mos e humbiste dominimin mbi territorin”,-thuhet në deklaratën e policisë, sipas “ilgazzettinovesuviano”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura