Shfaqje simbolike të forcës dhe unitetit, udhëheqësi rus dhe ai kinez takohen në Uzbekistan

Sep 15, 2022 | 14:30
SHPËRNDAJE

Udhëheqësi kinez, Xi Jinping është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin të enjten për të treguar mbështetjen diplomatike, ndërsa Moska po përballet me izolimin ndërkombëtar për shkak të pushtimi të Ukrainës.

putin xi

Dy liderët autoritarë janë shfaqur si partnerë të ngushtë vitet e fundit, nxitur nga konflikti në rritje me Perëndimin dhe një lidhje e fortë personale, raporton CNN.

Xi Jinping dhe Vladimir Putin u takuan në Uzbekistan, në një samit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, një grupim rajonal i fokusuar në sigurinë që përfshin Indinë, Pakistanin dhe katër vende të Azisë Qendrore, raportoi media shtetërore ruse RIA Novosti.

Në një shfaqje simbolike të forcës dhe unitetit, marina ruse dhe kineze bënë patrullim dhe stërvitje të përbashkëta në Oqeanin Paqësor vetëm disa orë përpara takimit të liderëve të tyre, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Ky është takimi i tyre i parë “kokë më kokë” që nga pushtimi rus i Ukrainës. Ai vjen në një moment potencialisht të rëndësishëm për Putinin, trupat e të cilit po tërhiqen masivisht në verilindje të Ukrainës, duke humbur më shumë territor në një javë sesa pushtuan në pesë muaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura