Sherri për drogën, vritet i riu

Nov 2, 2012 | 11:35
SHPËRNDAJE
Policia në vendin ku ndodhi ngjarja

Në kërkim një 24-vjeçar. Policia: Njihen si përdorues dhe shpërndarës të hashashit.

Elbasan, qëllohet 5 herë me thikë Klodian Lumani.

Përplasen për lekët e hashashit, vritet me thikë 26-vjeçari. Më shumë se pesë herë është qëlluar Klodian Lumani, duke gjetur vdekjen në një prej lagjeve periferike të Elbasanit.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 kur i riu, banor i lagjes “Beqir Dardha”, ka qenë duke kaluar në brendësi të lagjes, në rrugicat e ngushta të ndara nga pallatet. Papritur ai është sulmuar nga autori, i identifikuar si Saimir Muça, 24 vjeç, banor i lagjes “11 Nëntori”. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Elbasanit, Muça, pasi ka kryer krimin është larguar me shpejtësi nga vendngjarja dhe Policia po punon për kapjen e tij. Mësohet se sapo është dërguar në spital, 26-vjeçari Klodian Lumani ka humbur jetën si pasojë e hemorragjisë, shkaktuar nga një plagë e thellë. Nga goditja e thikës, sipas mjekëve, i ishte prekur zemra. Ndërkaq Policia nisi hetimet duke shoqëruar më shumë se 20 veta në Polici për të zbardhur të plotë ngjarjen me pasojë vdekjen e të riut. E gjithë lagjja “11 Nëntori” u izolua nga forcat e rendit dhe për një hark kohor prej rreth dy orësh Policia bëri të mundur identifikimin e autorit, i cili është shtetasi Saimir Muça dhe po punon për kapjen e tij.

(Artikullin e plotë  e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura