Përplasen makinat në rrugën Lezhë-Shëngjin, raportohet për dy persona të plagosur

May 5, 2024 | 14:40
SHPËRNDAJE

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes “Xhenjo”.

aksident

Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur dy drejtuesit e tyre.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet dhe për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura