Sherri për drogë, vritet me thikë 30- vjeçari

Nov 1, 2012 | 20:27
SHPËRNDAJE
Policia Elbasan

ELBASAN- Një 30- vjeçar është vrarë barbarisht duke u goditur më shumë se pesë herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit mesditën e së enjtes në një nga lagjet periferike të qytetit të Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.00 kur 30- vjeçari i identifikuar si, Klodian Lumani është goditur nga një moshatar i tij i cili është identifikuar nga policia. Autori i identifikuar si, Saimir Muça, 24 vjeç, banor i lagjes “ 11 Nëntori”  pasi ka kryer krimin është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij.

Mësohet se sapo është dërguar në spital 30- vjeçari, Klodian Lumani ka humbur jetën si pasojë e hemoragjisë por edhe e një plage të thellë që i ka prekur zemrën nga goditja e thikës.

Policia nisi hetimet duke shoqëruar më shumë se 20 persona në polici, ndërsa e gjithë lagja “ 11 Nëntori” u izolua nga forcat e rendit.

Miranda Sadiku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura