Sherri në Parlamentin grek, deputeti mohon të ketë goditur me grusht kolegun: Nuk e kam qëlluar! Më shau nënën, gjënë më të shtrenjtë

Apr 25, 2024 | 10:00
SHPËRNDAJE

Deputeti i pavarur grek, Konstantinos Floros, ka komentuar incidentin me kolegun e tij Vassilis Grammenos një ditë më parë në Parlament, ku pas një debati në seancë plenare, u konfliktuan fizikisht.

greqi sherr deputete

Konstantinos Floros ka mohuar kategorikisht se e ka goditur me grusht Grammenos, edhe pse ky i fundit e kishte sharë nga nëna.

 “I gjithë ngjarja nisi me fjalimin e zotit Çita për heqjen e imunitetit të zotit Velopoulos që vjen nga një padi që babai im ka bërë rreth 2 vite më parë për shpifje nëpërmjet një llogarie të rreme në X. Prandaj, zoti Çitas në fjalën e tij, tha se Velopoulos nuk ka asnjë lidhje me këtë rast konkret. Në atë moment unë u ktheva dhe thjesht i thashë se ‘këtë do ta vendosin gjykatat, jo ju’. Në atë moment, pa qenë nevoja dhe pa i folur unë, Grammenos u hodh dhe më tha: “Mbylle plehër”. Unë kthehem dhe i ‘çfarë thatë’. Ai largohet në atë moment dhe unë ulem në vendin tim”, tha fillimisht Floros për ANT1.

Vassilis Grammenos
Vassilis Grammenos

Më pas sipas Konstantinos Floros, Grammenos, është kthyer sërish në sallën e Parlamentit dhe e ka provokuar duke i thënë që do të të vendosim pranga dhe e ka sharë nga nëna.

“Kthehet provokues, më ka bërë shenjë si i prangosur, më thotë ‘ty do të të q* nënën’, më thotë. Dola në korridor atë moment, se nuk duroj njeri të shaj mamin që është gjëja më e shenjtë që kam dhe mendoj se është për gjithë. Dola në hyrje, aty ishte roja e Parlamentit,  aty ishte edhe Grammenos. Më thotë ‘ik nga këtu, largohu nga fytyra ime’. Ai më shtyu dhe në atë moment kthehem, e kap për jakë dhe e hedh poshtë. Nuk kanë raportuar asnjë grusht, as më të voglin. Dhe këtu mbaroi çështja, u mblodhën njerëzit, na ndanë dhe asgjë tjetër nuk ndodhi. Nuk e kam goditur kurrë”, ka rrëfyer ai për mediat greke.

Vassilis Grammenos pas goditjes
Vassilis Grammenos pas goditjes

6200550 6200552

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura