Sherri me thika midis familjes shqiptare dhe rumune, arrestohet edhe një tjetër person që qëlloi të miturin

Oct 29, 2020 | 18:54
SHPËRNDAJE

Një tjetër person ka përfunduar në pranga pas sherrit që degjeneroi në përdorimin e thikave natën e 3 tetorit të kaluar.

5553738_1242_ccronc.jpg

I arrestuari është një nga pjesëmarrësit në përleshjen e dhunshme midis shqiptarëve dhe rumunëve.

Në fund të hetimeve specifike për të thelluar dinamikën e grindjes së dhunshme, policia arriti në identifikimin e një burri me origjinë shqiptare, që besohet të jetë autori i plagosjes së të miturit gjatë përleshjes, shkruan “Ilmessaggero”,

Pasi raportuan faktet në Prokurorinë Publike në Viterbo, e cila kërkoi urdhrin e arrestit nga gjyqtari, karabinierët dje prangosën shqiptarin.

Nga përleshja e dhunshme në Caprarola midis një familjeje shqiptare dhe një rumune, tre persona përfunduan në spital, midis të cilëve edhe një i mitur.

Karabinierët arrestuan menjëherë pas ngjarjes dy shqiptarë për dhunë dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe raportuan pesë shtetas të tjerë midis rumunëve dhe shqiptarëve (përfshirë të miturin e dëmtuar) për përleshjen duke i akuzuar ata edhe për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura