Sherri me armë në Durrës/ Si nisi konflikti. Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur për shkak të…

Sep 18, 2020 | 22:23
SHPËRNDAJE

Një konflikt fillimisht me sende të forta dhe më pas me përdorimin e armëve në qytetin e Durrësit dyshohet të ketë pasur si shkak një konflikt të vjetër midis dy familjeve në qytetin bregdetar.

Jo zyrtarisht thuhet se sherri midis dy familjeve Baboçi dhe Tatozi ka ndodhur për shkak të çështjeve të pronësisë, konflikt i cili ka degjeneruar mbrëmjen e sotme për vrasjen e një 39 vjeçari.

Fillimisht, thanë burimet, Erald Gjini (Boboçi) ka qëlluar me shkop bejsbolli një nga anëtarët e familjes Tatozi dhe më pas sherri ka vazhduar edhe me përdorimin e sendeve të tjera të forta.

Më pas, janë përdorur edhe armët e zjarrit ku mbeti i vdekur Armando Baboçi, ndërsa djali i tij 19 vjeçar është në spital në gjendje të rënduar shëndetësore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura