Sherr për parkimin, 18-vjeçari nxjerr armën dhe…detajet e ngjarjes nga policia

Feb 27, 2021 | 12:39
SHPËRNDAJE

pistolete

Policia e Kukësit ka arrestuar një 18-vjeçar që akuzohet se ka qëlluar në ajër me një armë të dyshuar zhurmuese, pasi ishte përfshirë në një konflikt për vendin e parkimit.

“Policia e Kukësit, pas një telefonate të marrë për një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Forcat “Shqiponja” kanë vlerësuar informacionin dhe kanë rrethuar perimetrin e sigurisë dhe kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit G. Sh., 18 vjeç, banues në Kukës.

Shtetasi G. Sh., në lagjen nr. 1 në qytetin e Kukësit, pas një konflikti për vendin e parkimit, me shtetasin Xh. Sh., ka qëlluar në ajër me armën e llojit pistoletë e dyshuar zhurmuese”, tha Policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e llojit tip pistoletë e dyshuar zhurmuese, si dhe një gëzhojë.

Shtetasi G. Sh. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura