Sherr midis dy familjeve, shkrepen edhe armët. Të arrestuar dhe të plagosur. Policia sqaron ngjarjen dhe motivet

Nov 16, 2019 | 16:48
SHPËRNDAJE

Një sherr midis dy familjeve në rrethinat e Tiranës ka përfunduar me plagosjen e një vajze dhe arrestimin e një 58 vjeçari.

policia-3

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Maknor në Pezë të Tiranë.

Konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësie. Policia sqaron se ka shpallur në kërkim edhe djalin e 58 vjeçarit, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së xhaxhait.

Njoftimi i plotë:

Reagimi në kohë i shërbimeve të Komisariatit të Policisë nr 6, parandalon përshkallëzimin e një konflikti  me pasoja të rënda. Policia vë në pranga një 58-vjeçar i cili gjatë konfliktit për motive pronësie me të vëllain, dhunoi fizikisht mbesën.

Shpallet dhe në kërkim djali i 58 vjeçarit i cili gjatë konfliktit dëmtoi mjetin e xhaxhait duke e qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– P. S., 58 vjeç, banues në fshatin Maknor, në Pezë, Tiranë.

Në fshatin Maknor ky shtetas është konfliktuar për motive pronësie me vëllain e tij, shtetasin Xh. S., dhe gjatë konfliktit ka dhunuar fizikisht mbesën e tij (vajzën e shtetasit Xh. S.) duke i shkaktuar lëndime në trup.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij, shtetasit E. S., i cili gjatë konfliktit ka thyer xhamat e mjetit të xhaxhait (të shtetasit Xh. S.) pasi ka qëlluar në drejtim të mjetit me armë zjarri.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Dhunë në familje” në ngarkim të shtetasit P. S., dhe veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kanosje”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, në ngarkim të shtetasit E. S.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura