Shërbimi Ushtarak jep parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme: Karakteristikë do të jetë…

Oct 13, 2019 | 15:14
SHPËRNDAJE

Parashikimi nga SHMU:
Sapo u mbyll java me një ditë të bukur vjeshte. E njëjta situatë, do të jetë prezente gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Përgjithësisht, moti do të jetë me diell e vranësira kalimtare. Ashtu si dhe në këto ditë që kaluam, karakteristike në orët e vona të mbrëmjes dhe në mëngjes do të jetë mjegulla e dendur përgjatë luginave të lumenjve dhe në bregdet.

Era, do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet nga juglindja e veriperëndimi.
Në vlerat termike, parashikohen rënie të lehta graduale, si në tabelë.
Ju urojmë një të diel të bukur në vijim!

72478192_757390464700295_4440947719653031936_n (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura