Shën Valentini i VIP-ve single

Feb 14, 2016 | 18:21
SHPËRNDAJE

Edhe kjo festë e të dashuruarve ka gjetur tashmë shumë personazhe të njohur “single”, disa prej tyre në lidhje e shumë pak të martuar. Ndonëse në çdo vit raportojmë në lidhje me romancat e reja që krijohen, brenda një viti ndodhin ndryshime të mëdha, sa që ndonjëherë edhe personazhet e njohura na çudisin se sa shpejt lidhen e ndahen.

Zanfina Ismaili ka më shumë se një vit që nuk ka deklaruar ndonjë lidhje të re, madje sipas informacioneve që kemi, që nga ndarja prej biznesmenit Faton Shoshi, ajo vazhdon të jetë beqare dhe nuk ka krijuar ndonjë lidhje të re.

zanfina_ismaili

Njësoj si ajo është edhe Erleta Hoti, e cila pas ndarjes nga Kastro Zizo jeton e vetme me vajzën në Prishtinë, ajo punon si këshilltare në qeveri dhe është larguar gati krejtësisht nga vëmendja mediatike. Beqare është dhe mikesha e saj, këngëtarja dhe aktorja Shota Baraliu. Baraliu ishte në lidhje një vit më parë me një biznesmen, i cili ndërroi jetë në një aksident trafiku e prej atëherë nuk ka krijuar ndonjë lidhje të re.

Si beqare ka kohë që deklarohet edhe këngëtarja Big Mama, e cila nuk flet asnjëherë për jetën private. Këngëtari Adrian Gaxha shpesh lakohet në media për lidhje të ndryshme, por ai thotë se është i fokusuar kryesisht në karrierë dhe nuk ka kohë për dashuri. Edhe Shpat Kasapi për momentin përjeton beqarinë pas disa romancave. Vitin që lamë pas, Agon Amiga u nda nga bashkëshortja e tij pas publikimit të disa bisedave të nxehta me Afërditën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura