Shembja e Teatrit/ Qytetarët protestojnë edhe në Vjenë, thirrje Fondacionit të njohur

Jun 8, 2020 | 14:03
SHPËRNDAJE

Vala e protestave për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar është spostuar edhe në Vjenë të Austrisë.

Disa aktivistë kanë protestuar me pankarta përpara selisë qendrore të Fondacionit Erste Stiftung, i cili në të kaluarën ka mbështetur financiarisht dhe iniciativat për zhvillimin e demokracisë në Ballkan.

protesta vjene teatri

Protestuesit kërkuan që Fondacioni, i njohur si mbështetës i zërit të Shoqërisë Civile, të mbajë qëndrim në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, që e konsiderojnë “simbol të trashëgimisë europiane”.

Protestuesit kërkojnë që godina e shembur e Teatrit Kombëtar të ndërtohet në të njëjtën mënyrë siç ishte.

Ata bëjnë me dije se javën në vijim tubimi synohet të mbahet përpara organizatave të tjera joqeveritare dhe ndërkombëtare, për të sensibilizuar publikun ndërkombëtar për “regjimin që është vendosur aktualisht në Shqipëri”.

Sipas tyre, shembja e Teatrit Kombëtar “ishte simptoma më eklatante e këtij regjimi autokratik”.

 

protesta vjene teatri 4 protesta vjene teatri 3 protesta vjene teatri1 protesta vjene teatri 6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura