Sheikëve u ecën gjithçka ters, tani kryeministri i ndalon investimet në Premier Ligë. Kundër edhe klubet

Oct 19, 2021 | 13:35
SHPËRNDAJE

Mes klubeve të Premier Ligës dhe Njukasëllit ka nisur një luftë e ftohtë që pas mbërritjes së sheikëve nga Arabia Saudite.

sheikët

Klubet janë të frikësuar nga forca ekonomike dhe sheikëve e cila mund të prishte balancat në futboll. Për këtë arsye, ‘’The Guardian’’ ka zbuluar një votim të fshehtë të klubeve të Premier Ligës ditën e djeshme të cilat janë ‘’pro’’ mbylljes së sponsorizimeve të brendshme nga sheikët arab.

18 klube kanë votuar për mbylljen e sponsorizimit, ndërsa vetëm një klub ka abstenuar, Mançester Siti. ‘’Qytetarët’’ financohen nga të njëjtët burime dhe nuk do të dëshironin të prishnin imazhin e ‘’kushurinjve’’ të tyre duke u mbyllur financimet.

Ekziston dhe një ligj nga kryeministri për këtë çështje e cila parashikon vetëm 105 milionë paund investime në 3 vitet e para. Kështu tifozët e Njukasëllit ndihen të zhgënjyer pasi vetë klubet e Premier Ligës kanë reaguar ashpër mbi ardhjen e sheikëve në Angli duke i frikësuar të gjithë me pasurinë e tyre.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura