“Shefa policie ordinerë”, Rama përjashton live deputetin e PS që protestoi kundër policisë

Sep 7, 2018 | 12:57
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS, ka përjashtuar nga Grupi Parlamentar deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani, i cili doli kundër policisë ditën e djeshme dhe bëri thirrje për protesta, për shkak të vrasjeve të ndodhura në këtë qytet.

Gjetan Gjetaniii

Rama tha se ka bërë mirë që nuk ka ardhur këtë në mbledhjen e sotme, pasi ka bërë gabime të mëdha dhe ka bërë shantazhe kundër policisë.

“Nuk e pashë dhe ka bërë shumë mirë që s’ka ardhur deputeti i Kurbinit që duhet të përjashtohet nga PS. Nuk ka bërë asnjë punë por ka shantazhuar dhe ka bërë presion dhe kërkon ekskluzivet për të vënë shefa policie në Kubrin. Dhe bën një deklaratë pocaqi aty, nuk duhet të jetë më në PS.

Duhet të jetë mësim për deputetet për të ndarë njëherë e mirë punën nga futja e hundëve nga ndërtimi i shtetit. Se faturat e hajdutëve në hipoteka që janë futur me mbështetje politike dhe farefisnorë nuk i marrin ata që ndërhyjnë por i merr PS”, tha Rama.

Postimi i deputetit ditën e djeshme 

Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin, më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që në Kurbin, mos ndihemi të sigurtë. Eksploviz, kërcënim me armë dhe vrasjen e dy të rinjëve tregon që policia ëhstë hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon se në Kurbin kanë sjellë oficera dhe drejtues policie të paaftë, të korruptuar dhe ordinera. Si deputet i kësaj zonë kam pas ankesa të shumtë nga qytetarët të cilat do ti ëj publike në parlament. Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë me ministrin e brendshëm dhe nqs nuk do të marrë masa për pastrimin e komisariatit të plolicisë Kurbin, unë i pari do ngrihem në protestë, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kurbinit pa marrë parasysh ngjyrat politike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura