SHBA tejkalon Kinën me numrin e të infektuarve me koronavirus

| 23:26
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara tani mbajnë rekordin e numrit më të madh të rasteve me koronavirus, pasi deri më tani mbi 84,404 pacientë kanë rezultuar pozitivë në teste.

FB73573E-15D1-4668-9CEC-CB4F3ADCD1EC_cx0_cy10_cw0_w1023_r1_s

Sipas të dhënave të fundit të Universitetit Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar Kinën me 81,782 raste dhe Italinë me 80, 589 raste.

Kjo rritje e numrit të të prekurve ka ardhur në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump ka parashikuar që kombi do t’i kthehet punës “shumë shpejt”, pas 3.3 milionë persona kanë thënë se janë të papunë.

Deri më tani, më shumë se 1,100 persona kanë vdekur në SHBA nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri. /Rel/

 

 

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU