“SHBA qëndron në krah të Shqipërisë”- Ambasada Amerikane: Po vlerësojmë ndërtesat e prekura nga tërmeti. Inxhinierët janë…

Dec 6, 2019 | 16:49
SHPËRNDAJE

Ambasada SHBA-inxhinieretAmbasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë të ditur se ekspertët e saj po punojnë me inxhinerët shqiptar në mënyrë që të bëjnë vlerësimin e banesave që mbetën të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një postim në Facebook, Ambasada Amerikane thekson se inxhinerët e amerikanë po japin ndihmesë për të përcaktuar se në cilat banesa mund të përdorën nga qytetarët, të cilët ndihen të pasigurtë.

“Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 nëntorit, ekipi i inxhinierëve të strukturave nga Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID, po vijon të kryejë vlerësime në terren së bashku me inxhinierët shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Inxhinierët po punojnë për t’i përcaktuar ndërtesat si të sigurta apo të pasigurta, për të ndihmuar njerëzit që të kthehen të sigurtë në shtëpi. #ShbaQendronKrahShqiperise”, thekson Ambasada e SHBA.

ambasada e SHBA demet termeti (4)

ambasada e SHBA demet termeti (3)

ambasada e SHBA demet termeti (2)

ambasada e SHBA demet termeti (1)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura