Gjykata vendosi risekuestrimin e pasurive të Adriatik Llallës/ Reagon Yuri Kim: Kjo është çështja e korrupsionit që SPAK u krijua për të ndjekur

Dec 3, 2020 | 20:18
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK bëri me dije sot se ishte vendosur sekuestrimi i pronave të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, sekuestrim i bërë në kuadër të ligjit “Antimafia”. 

5PXg6Vdi

Bëhet fjalë për një apartament në Durrës dhe katër parcela tokë në periferi të Tiranës, ndërsa SPAK shton se hetimi pasuror për Llallën nuk ka përfunduar ende.

Në një njoftim për mediat, SPAK theksonte se masa e sekuestrimit të pasurive është një proces autonom nga procesi penal që është duke u zhvilluar ndaj Llallës me akuzën e fshehjes së pasurive.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim në një reagim në Twitter, pa përmendur emrin e Llallës, thekson se SPAK po jep rezultate duke përdorur ligjin antimafia.

“SPAK po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për të sekuestruar përfitimet nga korrupsioni”, shkruan ajo në Twitter.

Ambasadorja thotë se SHBA vazhdon të mbështetës fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi.

SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së”- shkruan ajo më tej.

Duke ripostuar mesazhin, ajo shkruan: “Ky është pikërisht lloji i çështjes së korrupsionit që SPAK u krijua për të ndjekur penalisht”.

kim

Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht në Prokurorinë e Durrësit më 15 mars 2018 me akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mos deklarimit të shumave monetare në kufi”.

Më pas, dosja u dërgua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, gjykata vendosi sekuestron e pronave të tij.

Më 19 nëntor, pas disa muajve shtyrje të seancës paraprake, gjykata pranoi kërkesën e SPAK për gjykimin e Llallës për fshehje të pasurisë dhe në të njëjtin vendim liroi nga sekuestroja pronat e sekuestruara në fillim të hetimit nga ish-Krimet e Rënda. SPAK kërkoi sërish sekuestrimin e pasurive të Llallës, por këtë herë bazuar në ligjin “Antimafia” dhe përmes një procedimi të ndarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura