SHBA: Kina po zbaton politika të “gjenocidit” ndaj ujgurëve

Jan 20, 2021 | 8:01
SHPËRNDAJE

Në orët e fundit të administratës së Presidentit Donald Trump, Shtetet e Bashkuara të martën etiketuan zyrtarisht politikat e qeverisë kineze ndaj komunitetit myslimanë të ujgurëve dhe pakicave të tjera në rajonin veriperëndimor të Xinjiangut si “gjenocid”.

ujgure

“Pas ekzaminimit të kujdesshëm të fakteve në dispozicion, unë kam përcaktuar se Republika Popullore e Kinës, nën drejtimin dhe kontrollin e Partisë Komuniste Kineze, ka kryer gjenocid ndaj ujgurëve kryesisht myslimanë dhe pakicave të tjera etnike dhe fetare në Xinjiang”, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo përmes një deklarate të martën.

I emëruari i Presidentit të zgjedhur Joe Biden për postin e Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken tha se ai është dakord me përcaktimin e politikës nga zoti Pompeo se Partia Komuniste e Kinës është angazhuar në gjenocid ndaj popullatës myslimane të ujgurëve.

“Ky është edhe gjykimi im”, tha zoti Blinken para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, gjatë seancës së tij të konfirmimit të martën.

Shtetet e Bahkuara prej shumë vitesh kanë kritikuar politikat kineze të burgosjes dhe riarsimimit në Xinjiang, por deri tani nuk i quanin ato zyrtarisht si politika të gjenocidit./VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura