SHBA jep dritën jeshile/ 1 mld dollarë ndihmë municione për Ukrainën, Pentagoni: Paketa më e madhe që kemi dërguar

Aug 8, 2022 | 21:23
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara ka dhënë dritën jeshile për paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën deri më tani, për të dërguar 1 miliard dollarë municion për sisteme të avancuara raketash, automjete dhe eksplozivë si ndihmë për të zmbrapsur pushtimin rus.shba

Sipas një deklarate të Pentagonit të lëshuar të hënën, paketa e re e ndihmës do të përfshijë municione për sistemet raketore të artilerisë së lartë (HIMARS), si dhe 75,000 fishekë municion artilerie 155 mm dhe 50 automjete të blinduara të trajtimit mjekësor.

“Është paketa më e madhe e vetme e armëve dhe pajisjeve amerikane. Kjo paketë ofron një sasi të konsiderueshme municionesh, armësh dhe pajisjesh shtesë – llojet e të cilave populli ukrainas po i përdor në mënyrë kaq efektive për të mbrojtur vendin e tij”, theksohet në deklaratën e Pentagonit.

Sipas Pentagonit qeveria e SHBA-ve ka miratuar tani gati 10 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë për Ukrainën gjatë rrjedhës së 18 paketave që nga gushti 2021.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura