SHBA-ja do të tërhiqet nga Traktati i Qiejve të Hapur! NATO njofton takim urgjent

| 0:04
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se planifikojnë të tërhiqen nga traktati i Qiejve të Hapur, për shkak të shkeljeve të marrëveshjes nga ana e Rusisë.

2017-02-07T113643Z_279666993_RC1B2F7CBBA0_RTRMADP_3_LITHUANIA-NATO-GERMANY-696x392-600x360

Mediat amerikane raportuan se administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, më 21 maj, njoftoi 34 vendet tjera nënshkruese, se po bënte paralajmërimin e tërheqjes, gjashtë muaj para largimit, ashtu siç kërkohet nga traktati.

Traktati 18-vjeçar, i cili përfshin edhe Rusinë, synon të rrisë stabilitetin ndërkombëtar, duke lejuar vendet nënshkruese të kryejnë fluturime përgjimi mbi territoret e njëra-tjetrës, për të vëzhguar instalimet ushtarake dhe objektet e tjera.

Shtëpia e Bardhë ka akuzuar Rusinë për shkelje të traktatit, duke thënë se Moska ka bllokuar Shtetet e Bashkuara që të kryejnë fluturime mbi qytetin e Kaliningradit pranë Gjeorgjisë.

Traktati është një nga disa marrëveshjet për kontrollin e armëve që janë në prag të kolapsit, ose tashmë janë prishur.

Pas disa vitesh akuza kundër Moskës, administrata Trump, vitin e kaluar, është tërhequr nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme, i cili ka datuar nga viti 1987.

Ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s janë të ftuar në një takim urgjent të premten pas njoftimit për tërheqjen amerikane nga marrëveshja “Qiej të Hapur” për shkak të mosrespektimit të Rusisë në marrëveshje, raporton AFP.

“Takimi u thirr për të premten pasdite për të analizuar pasojat e vendimit të SHBA-së, i shpallur nga presidenti Donald Trump.  “Rusia nuk e respektoi marrëveshjen.Nëse ata nuk e respektojnë atë, ne po tërhiqemi”, shtoi ai, duke specifikuar se tërheqja do të ndodhte në gjashtë muaj.

Marrëveshja “Qiej të Hapur” është nënshkruar nga 35 vende dhe ajo mundëson verifikimin e lëvizjeve ushtarake dhe masat e kufizimit të armëve të vendeve nënshkruese.

Donald Trump nuk e ka mbyllur derën për të negociuar një marrëveshje. Në NATO, kritikohet vendimi amerikan.

Të gjithë aleatët u kërkuan Shteteve të Bashkuara të mbeten palë në marrëveshje, shpjegoi një burim diplomatik.

Presidenti amerikan tashmë ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja shumëpalëshe mbi programin bërthamor të Iranit dhe nga marrëveshja e INF për raketat tokë-ajër me rreze të mesme.

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.