Sfida Shqipëri-Poloni/ Ndizet atmosfera në kryeqytet! Presidenti Ilir Meta publikon foton me shallin kuqezi krah Konsullit të Nderit

Oct 12, 2021 | 16:27
SHPËRNDAJE

ilir-meta

Sot në mbrëmje Kombëtarja Shqiptare pret në takim Poloninë, në një ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikueset e botërorit.

Teksa na ndajnë pak orë nga sfida që do të luhet në “Air Albania”, atmosfera kuqezi ndihet në rrugët e kryeqytetit teksa tifozët nisen drejt stadiumit.

Edhe Presidenti Ilir Meta, ka publikuar në rrjete sociale një foto me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Poloni, Paëel Michalak.

Siç shihet, kreu i shtetit dhe Konsulli i Nderit kanë vendosur shalle kuqezi duke pritur nisjen e sfidës.

“Sot, përpara ndeshjes historike, me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Poloni, z.Paëel Michalak” – tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura