Sezoni i ri televiziv, risi nga Turi Hyska, Alketa Vejsiu dhe Aida Shtino

Aug 31, 2014 | 9:28
SHPËRNDAJE

Pak ditë para fillimit të sezonit të ri ri televiziv, disa nga moderatorët e njohur na bëjnë të ditur ndryshimet që do të sjellin këtë vit në ekran. Para se të prezantohen të gjitha të rejat e moderatorëve më të njohur, po ju njohim me risitë e tre moderatove, Turjan Hyskës, Alketa Vejsiut dhe Aida Shtinos në tri televizione të ndryshme.
 
Aida Shtino nuk mjaftohet me “Njerëz të humbur”, këtë vit intervista me të njohur
Personalitete shqiptare, mistere të pazgjidhura, filozofi të humbura. Kështu e prezanton konceptimin e saj të ri për këtë sezon televiziv gazetarja Aida Shtino. Jo vetëm “Njerëz të humbur”, por edhe të njohur  do të sjellë ajo këtë vit. Ndryshe nga struktura e programit vitet e mëparshme, Aida është përgatitur të prezantojë në ekranin e TVSH-së histori të personazheve më të njohur shqiptarë në fusha të ndryshme, politikës, biznesit, kulturës, që do t’i rrëfejnë në studion e saj çdo të mërkurë në orën 21:00. Aida, pavarësisht popullaritetit të fituar me programin “Njerëz të humbur”, e ka pasur ëndërr realizimin e një formati të tillë me intervista kokë më kokë me personazhe të afirmuara. Vitin e kaluar bëri një përjashtim në programin e saj, pasi kishte të ftuar në studio biznesmenin e njohur kosovar, Ethem Ramadanin, partneri i sopranos Inva Mula.   

Alketa Vejsiu rikthehet te kërcimi, spektakël me çifte VIP
Alketa Vejsiu nuk e ka harruar dashurinë e saj për spektaklin “Dancing With the Stars” edhe që kur u largua nga “Vizion Plus” drejt “Tv Klan”. Pikërisht te ky ekran, ku vitet e fundit ka moderuar spektaklin me talente të reja“X Factor”, Alketa do të sjellë këtë sezon të ri televiziv spektaklin e ri me VIP-a, të titulluar “Dance with me”. Duket se ky format ka ngjashmëri me “DWS”, por në fakt nuk është i tillë në çdo detaj, pasi në “Dance with me” personazhet e famshme të ekranit do të kërcejnë pa partnerë balerinë profesionistë. Çiftet do të formohen nga konkurentët VIP dhe të vetmet momente kur ata do të shoqërohen nga profesionistët, janë provat ditore, në të cilat ata do të mësojnë pjesët e kërcimit. Formati i ri, që do të transmetohet në “TV Klan” këtë sezon të ri, nuk dihet ende nëse është nje patentë e “Bailando Por un Sueno”, apo një ide e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut. Tashmë kanë nisur përgatitjet dhe konfirmohet se Zajmina Vasjari është një nga kënëgtaret që ka pranuar ofertën. Spektali “Dancing With The Stars Albania” gjithashtu ka filluar përgatitjet për sezonin e pestë dhe ka shumë gjasa që të dyja programet të vijnë paralelisht. “DWS” në “Vizion Plus” këtë vit do të moderohet nga Ami Toska dhe Drini Zeqo në ekranin e “Vizion Plus”.

Turi Hyska vjen i për- natshëm me “Oktapod”
Edhe Turi Hyska do të vijë ndryshe me formatin e tij ”Oktapod”. Nga dy herë në javë që e pamë sezonin e kaluar, këtë vit ai do të jetë në ekran nga e marta deri të premten në orën 22:00. “Do të jem përnatë në ekranin e ‘Vizion plus’ me ‘Oktapod’, pasi këtë sezon mendoj ta ndaj formatin në module, që i shkon për shtat dhe titullit të programit, pasi ‘Oktapod’ ka shumë këmbë, pra shumë tema e të ftuar”, tha Turi për gazetën “Panorama”. Si producent i “Apartamentit 2XL”, ai na zbulon dhe të rejat e këtij show humori. ”Do të kemi ndryshime edhe në këtë spektakël. Skena do të zgjerohet duke futur në lojë edhe komshinjtë e banorëve të apartamentit, gjë që nënkupton më shumë aktorë e mizanskena këtë vit”, tha Turi. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura