Seria A, quhet “Seitiro” topi i sezonit 2011-2012

Jun 30, 2011 | 19:35
SHPËRNDAJE

Është pagëzuar me emrin“Seitiro” dhe do të jetë topi i ri me të cilin do të luhet në Seria A italiane ne sezonin 2011-2012,  një ndër ligat më të ndjekura në Shqipëri.

Topi është prezantuar në Milano dhe është prodhuar nga gjigandi sportiv Nike. Ai përbëhet nga 5 shtresa të ndryshme, si dhe ka stabilitet dhe është lehtësisht i dallueshëm.

“Seitiro” do të përdoret për herë të parë në Superkupën italiane, në ndeshjen midis Interit dhe Milanit, më 6 gusht.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura