“Serbët në veri nuk janë nën trysni nga ne, por…”- Osmani i përgjigjet Vuçiçit në Këshillin e Sigurimit: Serbia ka përshkallëzuar agresionin ndaj Kosovës

Apr 22, 2024 | 17:45
SHPËRNDAJE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar në Këshill të Sigurimit të OKB-së se Serbia e ka eskaluar agresionin ndaj Kosovës, duke përmendur kapjen e policëve në veri, sulmin ndaj gazetarëve dhe sulmin në Banjskë.

Ajo ka deklaruar të hënën se autoritetet serbe janë përgjegjëse për sulmin në fshatin Banjskë të Zveçanit pasi “kryerësit e sulmit sillen lirshëm në Serbi e vazhdojnë të marrin kontrata të mëdha nga qeveria e Vuçiçit”.

“Përpjekjet nga Serbia për destabilizim janë aktive. E ka eskaluar agresionin fillimisht me kapjen e policëve, sulmin ndaj gazetarëve e sulmin terrorist ndaj Kosovës në shtator. Pas këtij sulmi, Shtëpia e Bardhë ka thënë se Serbia ka përdorur prani të madhe ushtarake të artilerisë me tanke e njësi të mekanizuara…Serbia bën përpjekje për të prishur integrimin e serbëve në Kosovë…Serbët në Kosovë janë nën trysni, por jo nga Kosova po nga Qeverisë e Serbisë”, është shprehur presidentja Osmani.

Duke folur për procesin e votimit në veri, Osmani ka theksuar se serbët lokalë u mbanë nën presion dhe s’e shfrytëzuan mundësinë për votim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura