“Serbët në Kosovë po diskriminohen”- Vuçiç: Kurti në vend që të ndëshkohet, po shpërblehet nga ndërkombëtarët

Apr 22, 2024 | 17:20
SHPËRNDAJE

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të ballafaqojë presidenten Vjosa Osmani me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vazhduar me propagandën e tij në Këshillin e Sigurimit, teksa ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i diskriminon serbët në Kosovë.

Ai tha se 11 vjet që nga Marrëveshja e Brukselit, Asociacioni ende nuk është themeluar nga Kosova.

11 vjet më vonë, megjithëse serbët i kanë përmbushur të gjitha detyrimet e vështira sipas asaj marrëveshjeje, Asociacioni i Komunave Serbe nuk është as në dukje”, tha Vuçiç.

Ai ka deklaruar se serbëve po iu mohohen të drejtat nga Kurti për një agjendë “drejt Shqipërisë së Madhe”.

Kurti mbeti i përkushtuar ndaj “Shqipërisë së Madhe”. Në vend që të sanksionohet, regjimi i Kurtit shpërblehet vazhdimisht”, tha Vuçiç.

Vuçiçi thotë se në vend që të dënohet Kurti për këto vendime ai po shpërblehet nga ndërkombëtarët.

Presidenti serbe ka vazhduar propagandën në Këshillin e Sigurimit se ndaj serbëve në Kosovë kanë vazhduar sulmet me armë.

Poashtu në barnatoret në veri është konfiskuar malli duke shkaktuar probleme të mëdha në shëndetësinë e serbëve”, ka shtuar Vuçiç.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura