Selena Gomez i kërkon falje bashkëshortes së ish të dashurit! Veprimi këngëtares që u konsiderua “tallje” ndaj Hailey Bieber

May 13, 2022 | 10:35
SHPËRNDAJE

Selena Gomez ka kërkuar falje pas publikimit të një video të saj në TikTok, që sipas fansave ishte “thumb” ndaj bashkëshortes së Justin Bieber, Hailey Bieber.

hailey bieber selena gomez

Këngëtarja publikoi një video që tregonte rutinën e saj të grimimit të fytyrës, pak pasi modelja bëri të njëjtën gjë.

“Kjo është arsyeja pse besoj se duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj mendor. Unë nuk e di se çfarë bëra, por me të vërtetë kërkoj falje. Kisha 0 qëllim të keq, do e fshij së shpejti”, komentoi Gomez në videon e saj, pas kritikave të një pjesë të fansave.

Drama filloi pasi Hailey Bieber, e cila u martua me ish të dashurin e Selena Gomez në vitin 2018, postoi një video në TikTok ku u tregonte fansave se si aplikon grimin dhe rregullon flokët.

selena gomez1

Menjëherë pas saj, edhe Selena Gomez publikoi një video ku tregonte rutinën e kujdesit për lëkurën e saj.

Disa fansa menduan se veprimi i këngëtares ishte tallje ndaj videos modeles.

“Unë e di kujt i referohet ajo”, shkroi një person. Ndërsa një tjetër shtoi: “Po përpiqet të tallet me dikë, po gjejeni se kush është”.

Selena Gomez çaktivizoi komentet në videon e saj pak pasi kërkoi falje.

selena gomez (1)

Teksa komentuesit kanë nxitur prej kohës një dramë mes dy yjeve të famshëm, si Selena ashtu edhe Hailey janë përpjekur t’i hedhin poshtë zërat për armiqësi mes tyre.

Në gusht, modelja pëlqeu një postim në Instagram nga revista Elle ku Gomez ishte ylli i saj i kopertinës.

selena gomez justin bieber

Ndërsa në tetor 2019, Selena publikoi këngën “Look at Her Now” që u mendua se ishte dedikim për Hailey, por ajo sqaroi: “Jam mirënjohëse që kënga është dëgjuar. Por nuk dua që gratë të sulmojnë gratë. Kurrë s’do jem njeri i tillë. Prandaj ju lutem jini të sjellshëm me të gjithë. Nuk ka rëndësi se si është situata, nëse jeni fansat e mi, mos u tregoni të pasjellshëm me askënd, ju lutem.”

hailey bieber justin bieber

Ajo shtoi: “Mos thoni gjëra që thjesht i ndjeni për një moment… Të lutem, dijeni se kjo nuk jam unë.”

Muajin e kaluar, Bieber u kërkoi fansave të këngëtares që ta linin të qetë, duke thënë se gjithçka tani është e shkuar.

justin bieber hailey (8)

“Më lini të qetë, po shikoj punën time. Unë nuk bëj asgjë, nuk them asgjë. Më lini të qetë ju lutem. Ka kaluar mjaft kohëm ndaj më lini të qetë. Ju lutem, me të vërtetë. Kjo është kërkesa ime e vetme. Më lini të qetë.”

justin bieber hailey baldwin3 justin bieber hailey baldwin1 justin bieber hailey baldwin justin hailey bieber (9)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura