Sekuestrohet sasi e madhe droge në Greqi, bie në pranga një shqiptar dhe një grek

Jun 18, 2018 | 15:45
SHPËRNDAJE

Kapen 208 kilogram marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Sipas informacioneve operacioni u zhvillua në Kozani.

Mësohet se është ndaluar një mjet brenda të cilit u gjetën dhe sekuestruan 17 thasë që përmbanin 59 pako me 208 kg 580 gram marijuanë.

5a2455cd-2797-409b-9843-2a96a585f4c2

Në pranga shoferi grek 25-vjeç dhe pasagjeri grek 32-vjeç. U ndaluan gjithashtu edhe dy mjete të tjera që shërbenin si kontrollues të rrugës.

Në pranga ranë drejtuesit e mjeteve, një grek 46-vjeç dhe një shqiptar 32-vjeç.

80c9e9d1-da18-47f9-ad88-af7e6f5a4a6b

Shqiptari rezulton person në kërkim në Selanik për grabitje. U sekuestruan gjithashtu edhe 6 automjete e 6 karta SIM

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura