“Seksi me të dashurën ishte i mrekullueshëm deri kur…”/ Tradhtonte bashkëshorten me kolegen e punës, 47-vjeçari tregon si “u braktis” nga të dyja gratë

Sep 14, 2021 | 16:02
SHPËRNDAJE

Një 47-vjeçar vendosi të rrëfejë historinë e tij në “Dear Deidre” të “The Sun”. Ai ka folur për historinë e dashurisë me ish-kolegen e punës, të cilën e kishte pëlqyer gjithmonë edhe pse kishte qenë i martuar.

tradhti (3)
Foto Ilustruese

Por situata ndryshoi kur i dashuri i ish-koleges u kthye nga Dubai. Ai e kapi atë mat duke u takuar me 47-vjeçarin në park dhe që prej asaj dite, gjërat mes tyre ndryshuan. Ja rrëfimi i plotë i tij:

Unë kam bërë seks të mahnitshëm me një kolege, por gjithçka mori fund kur i dashuri i saj e mori vesh. Unë jam 47 vjeç dhe ish-kolegia ime është 45 vjeç. Ne nuk e kishim parë njëri-tjetrin për më shumë se 15 vjet, por një shok pëlqeu një postim të sajin në Facebook dhe më kujtoi kohët që kalonim bashkë dhe se sa mirë shkonim.

Kështu që e kontaktova dhe e ftova për një kafe. Kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë flirtuese, megjithëse isha i martuar atëherë. Unë u divorcova gjashtë vjet më parë.

E imagjinoja atë si i çmendur gjatë gjithë kësaj periudhe. Ne u takuam përsëri në banesën time, dhe përfunduam duke bërë seks. Ajo tha se më kishte imagjinuar gjithmonë dhe se kishte pasur dëshirë të ishim bashkë që atëherë.

Ne u takuam edhe disa herë të tjera me njëri-tjetrin. Seksi ishte gjithmonë i mrekullueshëm. Unë po dashurohesha me të, por ma bëri të qartë se ne thjesht po argëtoheshim pak.

Gjithçka ishte mirë derisa partneri i saj u kthye. Ai punon në Dubai. Ne vazhduam të takoheshim kur ajo kishte mundësi të dilte, por një ditë ai e ndoqi atë deri në park, aty ku do të takohej me mua.

E dashura ime i tha që lidhja e tyre kishte marrë fund, por ai nuk dëgjonte. Të gjithë në park po shikonin drejt nesh! Kurrë nuk kam qenë i zënë aq ngushtë. U thashë se do t’i lija t’i diskutonin gjërat privatisht dhe u largova.

Pas kësaj takimet tona u stopuan, por ajo vazhdoi të më shkruante mesazhe deri rreth një javë më parë. Në mesazhin e saj të fundit shkruhej se kishte zgjedhur të qëndronte me të dashurin e saj. Ajo tha se nuk mund të më takonte ose të më shkruante më.

Koka më thotë ta harroj por zemra më thotë të pres, vetëm në rast se ajo ndryshon mendje”.

“Dear Deidre” thotë: 

Mund ta gjeni veten duke pritur për një kohë shumë të gjatë. Ka një shans që ajo do të vijë duke ju kërkuar nëse nuk arrin të shpëtojë lidhjen e saj.

Sidoqoftë, fakti që ajo ka bërë këtë zgjedhje flet shumë për mënyrën sesi e sheh marrëdhënien tuaj.

Është mirë që, tani për tani, të fokusoheni tek vetja. Kërkoni mënyra për të zgjeruar jetën tuaj shoqërore dhe për të bërë miq të rinj.

Përfshihuni në aktivitete që ju interesojnë dhe do të keni më shumë gjasa të takoni dikë të veçantë me të cilin mund të lidheni, sesa përmes një faqe takimesh”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura