Sekretarja shpenzoi një milion franga të bankës ku punonte, jetoi mes luksit disa vite, por i ndodh “gjëma”

Oct 17, 2018 | 18:10
SHPËRNDAJE

Një jetë luksoze me veshmbathje të firmave prestigjioze dhe çmime marramendësi: 433’000 franga për një hotel në Ascona, 140’000 franga për stoli dhe zinxhirë floriri. Kjo është jeta e një sekretareshe në një bankë të madhe zvicerabe, përcjell albinfo.ch. Ajo me vite ka jetuar jetën luksoze me kartën e kompanisë. Në 2003 ajo “grabiti” qindra franga, megjithatë ajo deshte më tepër: në 2009 përmes kartës ajo si asistente keqpërdori 321’000 franga.342131775-587x392

Pjesë e jetës luksoze për sekretaren ishte edhe vizita e restoranteve të shtrenjta, udhëtimet drejt Mallorca dhe Sylt dhe vizitave të SPA. Ajo ka kryer 862 pagesa përmes kartës, të cilat kalojnë shumën e një milion frangave.

Bëhet fjalë për 54 vjeçaren me inicialet D.R. e cila ka dalë përpara Gjykatës prej 2015. Prokuroria kërkoi tre vjet heqje lirie, kurse në fund të tetorit D.R. duhet të dalë përpara Gjykatës Rajonale të Cyrihut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura