Së shpejti sërish në skenën italiane, Alketa Vejsiu flet për herë të parë për planet

Oct 1, 2022 | 14:32
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Të gjithë e dimë tanimë lidhjen e fortë të Alketës me Italinë.

Mjaftojnë të kujtojmë udhëtimet e saj të shpeshta në shtetin fqinj dhe pikën kulmore, ku u ngjit në skenën e Sanremos si moderatore. Por duket se kjo eksperiencë nuk do të jetë e fundit për moderatoren. Së fundmi, përmes një pyetësori të zhvilluar nga ndjekësit në Instagram, ka zbuluar që nëse nuk do të jetonte në Shqipëri, do të zgjidhte Italinë.

Ndërkohë prezantuesja u pyet nga ndjekësit nëse do të shfaqet në ndonjë ekran italian, pas Festivalit të Sanremos është përgjigjur: “Edhe unë në pritje jam”, duke lënë të kuptohet që diçka surprizuese do të vijë shumë shpejt nga moderatorja. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i saj i radhës në televizionet italine dhe mbi të gjitha formati që do t’i besohet.

© Panorama.al

Te lidhura