Së shpejti emisioni i ri me Donaldin dhe Romeon? Bora Zemani zbulon se projekti i radhës…

Apr 5, 2019 | 13:50
SHPËRNDAJE

Me mbarimin e “Kënga Magjike”, moderatorja e njohur Bora Zemani nuk u shfaq në asnjë projekt tjetër televiziv.

bora zemani

Por pak kohë më parë, ajo postoi në profilin e saj në “Instagram” një fotografi ku u shfaq së bashku me binjakët e “Al Pazar”, Donald dhe Romeo Veshaj.

Bashkëngjitur me foton ajo shkruante: “3-shat”, duke lënë të kuptohet se së bashku po përgatisnin diçka. Më pas “Blitz.al” zbuloi se ata do të sjellin një emision të ri të tipit ‘Late night show’ që do të titullohet ‘3-shat’.

bora donald

Lidhur me këto lajme nuk reagoi asnjëri prej tyre, duke mos zbuluar asgjë rreth projektit të ri.

Ndërkohë një ditë më parë, Bora ka vendosur që t’u kërkojë ndjekësve të saj që të thonë se cili është projekti i radhës i moderatores. Fansat kanë dhënë mendime nga më të ndryshme, duke nisur me realizimin e një kënge, filmi, emision për fëmijë, hapjen e një biznesi e deri te projektet televizive.

bora

Lidhur me gjithë këto komente, Bora zbuloi ditën e sotme se shumë shpejt do ta shohim në televizion.

bora1

“Nuk po publikoj më nga përgjigjet tuaja se janë pafund. Projekti i radhës ka lidhje me TV. Shumë shpejt do vijë me një format të ri, shuuuumë të  veçantë e të bukur. Mezi po pres… shihemi së shpejti”, ka shkruar Bora në postim duke mos zbuluar nëse pjesë e tij do të jenë edhe dy aktorët e njohur.

bora

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura