Mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit, ky është finalisti i parë i Big Brother VIP

May 5, 2024 | 7:22
SHPËRNDAJE

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i Big Brother VIP3, ku ishte në një përballje me Heidi Bacin.

romeo heidi

Javën e kaluar ka qene Egla Ceno ajo që zgjodhi Romeon dhe Heidin t’i dërgonte në një televotim se kush do zgjidhej finalist, por kjo nuk dihej nga banorët.

Banorëve iu komunikua sikur Romeo do të linte shtëpinë dhe Heidi nuk e priti aspak mirë.

romeo

Përveç të qarave, ajo iu kthye Eglës, “je njeriu më i keq”.

“Të pash me lot në sy do vij nga qielli”-ishte porosia që Romeo i la Heidit para se të dilte nga shtëpia, megjithëse kjo nuk e qetësoi banoren.

romeo finalist

Heidi ndërkohë do të jetë banorja që do të jetë në televotim deri në fund të këtij edicioni.

heidi romeo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura