“S’e kuptova që kisha bombë në makinë, skam konflikte përveç hasmërisë”

Feb 10, 2016 | 10:23
SHPËRNDAJE

TIRANE – Biznesmeni nga Fieri, Nuredin Suli, i cili administron disa karburante, kryesisht në zonën e Patosit, nuk e kishte diktuar më parë që në makinë kishte bombë. Po ashtu, nuk e ka kuptuar as kur mina me celular ka rënë nga makina në kohën që ai po dilte nga parkingu i qendrës tregtare.

Suli banon me familjen e tij në një prej pallateve ku ndodhet qendra tregtare dhe paraditen e djeshme kishte parkuar në parkingun e kësaj qendre, nga ku ka dalë rreth orës 11:00 dhe është drejtuar për te Qendra Spitalore “Nënë Tereza”.

kristal_1

Menjëherë sapo është çaktivizuar bomba nga forcat xheniere, ai është lajmëruar nga disa të njohur të tij, të cilët kishin parë në media që përmendej emri i tij.

Më pas është marrë në pyetje edhe nga policia, ku ka dëshmuar rreth dyshimeve të tij për autorësinë e ngjarjes. Burime nga grupi hetimor thanë se Nuredin Suli ka deklaruar se nuk ka konflikte të tjera përveç hasmërisë në Fier, që pas vrasjes së vëllait të tij, në vitin 2012, e plagosjes së vëllait tjetër një vit më vonë.

Ndonëse Policia e Tiranës, në njoftimin zyrtar për shtyp, e ka etiketuar si person me precedentë penalë, vetë Suli ka deklaruar në Polici se nuk ka qenë asnjëherë i skeduar për ndonjë ngjarje, por ka qenë edhe më parë objekt i një atentatit që dështoi një vit më parë.

Ndërsa ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes, duke u shprehur se edhe vëllai i tij ka kërkuar mbrojtje nga Policia e Fierit, që kur mbeti i plagosur nga një sulm me armë në vitin 2013.

Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura