“S’e kisha mendjen për lidhje”- Almeda Abazi tregon si nisi historia e saj e dashurisë me Tolgan

May 26, 2023 | 22:46
SHPËRNDAJE

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi ka folur mbrëmjen e sotme për historinë e saj të veçantë të njohjes me aktorin dhe producentin turk Tolgahan Sayisman me të cilin sot ka dy fëmijë.

Capture

Moderatorja tregoi se patën një pëlqim të menjëhershëm të dy ndaj njëri tjetrit, teksa ishin njohur nëpërmjet shoqërisë së përbashkët.

Mirëpo duket se për Tolgën nuk paska qenë e lehtë t’ia marri zemrën Almedës, pasi kjo e fundit ishte tepër e fokusuar në karrierë.

“Kishim të dy të njëjtin rreth shoqëror e papritur pëlqyem njeri-tjetrin. Ishte diçka reciproke. Ai është munduar shumë në fillim sepse unë kam pasur ‘murin’ tim dhe nuk e kisha mendjen tek dashuria e tek lidhjet. Isha e fokusuar në karrierë, por me shumë mundime, Tolga ma prishi mendjen!”- u shpreh Almeda “Në Kurthin e Piter Pan”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura