S’do ta besoni, se çfarë u detyruan të bëjnë për famë këta VIP-a

Sep 20, 2017 | 21:39
SHPËRNDAJE

Shumë personazhe të shoubizit për shkak të punës së tyre dhe daljes në televizion dhe publik kanë ndryshuar emrat dhe mbiemrat e tyre të vërtetë. Lista e tyre është e gjatë, por ne kemi zgjedhur disa prej tyre të cilët kanë vendosur për të ndërmarrë këtë hap.

Demi Moore u lind si Demetria Gene Guynes, mori mbiemrin Moore, pasi u martua për herë të parë me Freddy Moore në vitin 1984. Mbiemrin e ka mbajtur edhe pas divorcit. Është interesante se vajza e saj Tallulah e ka ndryshuar emrin e saj, gjë e cila u zbulua nga aktori Bruce Wills kur ishte mysafir në emisionin e David Letterman. Ish-burri i Demi Moore tha se Tallulah ka vendosur për të marrë emrin Lula.

Këngëtarja Katy Perry ka lindur si Kathryn Hudson. Albumi i parë i saj ishte një album i përbërë prej këngëve të krishtera, ku kishte përdorur emrin e saj të vërtetë. Pasi fama e saj u rrit ndjeshëm, ajo dyshonte që fansat e saj në fund ndoshta do të shkurtonin emrin e saj dhe do ta quajnë Kate Hudson, siç quhet tashmë aktorja e famshme dhe emri i së cilës tashmë është i njohur në Hollywood. Ajo zgjodhi mbiemrin Perry, mbiemrin e nënës së saj.

Kur Natalie Portman lindi në Jeruzalem, nga babai çifut dhe nëna amerikane, quhej Natalie Herschlag. Pas rolit të parë në filmin, “Leon: The Professor”, ajo ishte e shqetësuar për faktin se fama e saj do të dëmtojë privatësinë e familjes së saj, kështu që vendosi të ndryshojë mbiemrin në Portman, një mbiemër i gjyshes së saj.

Meg Ryan ka lindur si Margaret Mary Emily Anne Hyra. Emrin e kishte marrë nga gjyshja e saj. Në shtëpi u quajt me nofkën “Peggy” dhe aktorja vendosi të marrë shkronjën M nga emri i saj Margaret dhe të kombinojë atë me “Peggy”-n.

 

Këngëtari Elton John ka lindur si Reginald Kenneth Dwight. Ai vendosi të ndryshojë emrin dhe ta bëjë sa më të shkurtër vetëm për shkak të shoubiznesit. Elton John u krijua nga shkrirja e emrave Elton Dean dhe Long John Baldry, të cilat janë në fakt emrat e dy saksofonistëve të admiruar nga Elton./Zeri.info/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura