“S’do e merrni më fjalën! Jeni deputet i ri…”- Vokshi përplaset me Plarent Ndrecën në Komision! Ligjvënësi i PS: S’është në tagrin tënd të më përcaktosh se çfarë vazhdoj unë

Apr 23, 2024 | 13:38
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në shëndetësi, Albana Vokshi dhe nënkryetari socialist Plarent Ndreca janë përplasur me njëri-tjetrit sa i përket rendit të ditës.

komision

Debati mes tyre nisi pasi deputeti i PS-së kërkoi fjalën, por kryetarja e Komisionit u shpreh se “nuk do e merrni më pastaj”.

“T’ia kursejmë njëri-tjetrit, edhe kjo e fundit, ky gjesti që bën që ‘nuk do e merrni më’ se kuptoj”, iu drejtua Plarent Ndreca, Albana Vokshit.

Pjesë nga debati:

Albana Vokshi: E kanë zonjat fjalën, t’ua kaloj? Ok, po s’do e merrni më pastaj

Plarent Ndreca: T’ia kursejmë njëri-tjetrit, edhe kjo e fundit, ky gjesti që bën që ‘nuk do e merrni më’ se kuptoj.

Albana Vokshi: Vazhdo me pjesën tendë, mos humb kohë

Plarent Ndreca: Se çfarë vazhdoj unë nuk është në tagrin tënd për të ma përcaktuar. Nuk është normale, mund ta kërkojnë fjalën sa herë të duan si çdo koleg këtu nuk është kryetari që përcakton kur e marrin fjalën.

Ti kursejmë njëri-tjetrit këto debatet pa vlerë për punën e Komisionit. Ne jemi këtu për proces të rregullt ligjor dhe jo për përcaktuar përfundimin e Komisionit, fatkeqësisht disa prej nesh e kanë bërë. Ne nuk tallemi me procedurat.  Shqiptarët e shohin të vërtetën përmes provave jo përmes deklarimeve tona. Provat të flasin vetë. Edhe njëherë jua përsëris që thirrja, sepse nuk doni ta kuptoni, nuk do të thonë vendimmarrje. Është komisioni që merr vendime, përcaktimin e rendit të ditës e bën Komisioni jo Kryetari.

Unë kam dakordërsuar datën dhe orën, jo rendin e ditës. Fakti që i përcaktoni nëpër grupe nuk do të thotë që keni dakordësinë tonë.

S’po biem dakord për element bazik.

Albana Vokshi: Sipas rregullores e përcaktojmë ne rendin e ditës, e thërrasim ne mbledhjen, Jeni 4 herë shkelës ligjorë.

Megjithëse neni thotë që pas 3 herë mungohet për arsye të paligjshme ndaj këtyre deputetëve merret masa, kemi pranuar të shtrijmë dorën e bashkëpunimit për të vijuar Komisionin.

Mos më ndërprisni. Jo, nuk mund të merrni 10 herë fjalën. Jeni deputet i ri, lexoni mirë rregulloren. Spaho, merrni fjalën.

Plarent Ndreca: Nuk duhet t’ua kalosh fjalën kolegëve të tu, por krahut këtej

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura