‘Sandy’, Nishani mesazh ngushëllimi Obamës

Oct 31, 2012 | 11:39
SHPËRNDAJE
Presidenti Bujar Nishani

TIRANE- Presidenti i Shqiperise, Bujar Nishani, nëpërmjet një mesazhi dërguar Presidentit amerikan Barack Obama, shpreh ndjenjën e solidaritetit dhe ngushëllimet për 33 viktimat e shkaktuara nga stuhia e fuqishme që goditi bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos qytetin e New York-ut.

Ne mesazhin e tij Nishani i ka shprehur në emër të popullit shqiptar dhe në emrin e tij personal, Obames dhe familjeve të viktimave e të lënduarve, ngushëllimet më të sinqerta, duke ndarë gjithashtu me popullin tuaj, lutjet më të ndjera për shërim dhe rimëkëmbje, pas kësaj fatkeqësie!

“Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, ndjenjat e solidaritetit të sinqertë të popullit shqiptar në këto momente shumë të vështira për kombin amerikan.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Nishani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura