Samiti, Vuçiç ironizon Ramën: Nuk vij nga shoqëria civile si Edi, por e dëgjoj

Aug 27, 2015 | 8:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiç u përballën mes tyre mbrëmjen e së mërkurës në Forumin e Shoqërisë Civile që u zhvillua në Vjenë.

Rama dhe Vucic ne forum
Rama dhe Vucic ne forum

Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në “Samitin e Vjenës” vjen në kuadër të procesit të nisur në Berlin dhe iniciativës së Kancelares gjermane, Angela Merkel.

Në fjalën e tij kryeministri Vuçiç vlerësoi bashkëpunimin me Ramën duke shprehur mirënjohje ndaj tij për uljen e tensioneve në rajon, ndërsa kryeministri shqiptar foli për intensifikimin e procesit të nisur nga Merkel.

Mes dy liderëve pati pikëpamje të ndryshme për rolin e shoqërisë civile dhe atë se çfarë vendet e Ballkanit Perëndimor kërkojnë nga Bashkimi Europian. Rama tha se ka pasur fatin të ketë qenë pjesë e shoqërisë civile dhe për këtë kabineti që drejton konsultohet për çdo nismë të rëndësishme që merr, ndërsa Vuçiç pranoi gabimet e bëra ndaj shoqërisë civile dhe tha se kohët e fundit ka nisur bashkëpunimin me ta dhe është i gatshëm t’i dëgjojë në të ardhmen.


Pjesë nga fjalimet e liderëve në Forumin e Shoqërisë Civile: 

Vuçiç: Vitin e kaluar u përballem me shumë përmbytje u përballem me konsolidimin fiskal. Besoj se ishim të parët në Rajon që filluam me ndërprerjen e pensioneve pasi donim të kishim rimëkëmbje.

Kryeministri serb ne samit
Kryeministri serb ne samit

Besoj se rezultatet janë të kënaqshme. Mund të them që popullsia serbe vazhdon që të jetojë mirë. Është kaluar situata e vështirë. Jemi përpjekur ta ulim papunësinë.

Jam mirënjohjes ndaj zotit Rama, pasi është treguar mbështetës për të ulur tensionet. Nuk kemi pas tensione mes serbëve dhe shqiptarëve.

Rama: Aleksandër Vuçiç dha përgjigjen e shpejtë, ne jemi shumë të lumtur që po takohemi me shoqërinë civile, kjo s’do të thotë se po  bëjmë për herë të parë. Nuk është e nevojshme të tregojmë se ç5ffarë kemi bërë, por se çfarë do të bëjmë. Të gjithë bashkë. Për sa të këqija mund të flasë shoqëria civile. Unë do të bëj ato të çmendurat.

Untitled-12

Jemi në një moment që duhet të kuptojmë diçka, ose duhet të bashkohemi të gjithë bashkë ose s’do mundemi të bëjmë asgjë.

Të rinjtë nuk kanë kohë për të pritur një apo dy dekada, ne s’jemi magjistarë, nuk mund të realizojmë psh modelin gjerman. Është e rëndësishme të punojmë së bashku.

Procesi i Berlinit, i Berlinit ka qenë fantastik. Kemi ecur mirë, Që të jemi të dy bashkë nuk është më historike, por tani është rutinë, dhe tani nuk diskutohet më se si u pamë apo se çfarë ndodhi. Cilat janë qëllimet tona. Ky është. Ekonomia jonë po ecën përpara.

Ne kemi nevojë për një qasje strategjike nga Europa, dhe kjo është mjaft e rëndësishme.

Shikoni Bullgarinë 14 % shifër mjaft e vogël duan të qëndrojnë në Bullgari. Në duhet të ecim përpara. Ne jetojmë me rregulla.

Komisioneri Hahn: E rëndësishme është të bashkohen vendet e Ballkanit Perëndimor, të ndërlidhen me Bashkimin Europian. Duhet të krijojmë mundësira për të rinjtë, t’u japim mundësi të qëndrojnë në rajon dhe për këtë duhet të punojmë. Duhet të kemi objektiva të përbashkëta dhe kjo duhet të na bashkojnë ne duke pasur qëllime të njëjta. Kjo është themelore.

Komisioneri Han
Komisioneri Hahn

Kushtet e jetesës së popujve tanë janë përmirësuar duke u dhënë mundësira për të jetuar të rinjve në të ardhmen. Ka mundësira dhe duhet të ketë mundësi për t’i lejuar këto vende të jenë pjesë e Bashkimit Europian. Kompanive iu duhet dhënë mundësia t’i përdorin këto fonde. Është e nevojshme përmirësimi i situatës. Duhet të mendojmë se si mund të kontribuojmë më shumë në projektet e Bashkimit Europian. Të mendojmë për atë se çfarë duhet të bëjmë për të ecur përpara.

Rama: Kam pasur fatin të jem në të dyja pozicionet, si në shoqërinë civile dhe në politikë. Kam një pyetje: Nuk mendoni se po krahasojmë të pakrahasueshmen? Mendoni se ka një ndryshim strukturor në shoqëri? Në ditët e sotme ne jetojmë në shoqëri e cila ka mundësi që të ngrejë zërin.
Marr parasysh rrjetet sociale që janë mjaft të përdorshme në ditët e sotme. Ne jemi mjaft të ndjeshëm ndaj shoqërisë civile. Ne jemi të detyruar të tregohemi më të vëmendshëm ndaj shoqërisë civile dhe kjo bëhet nga mjete mjaft të ndryshme nga ato të përdorura nga brezat e mëparshëm të politikës.

Kryeministri Edi Rama
Kryeministri Edi Rama

Shoqëria civile ka gjithmonë besimin se mund të rregullojë qeverinë. Unë nuk mendoj se qeveria mund të rregullojë shoqërinë civile.

Në Shqipëri për çdo ligj apo për çdo vendimmarrje sigurisht që dëgjohen përfaqësues nga shoqëria civile, pra gjithmonë merret dhe dëgjohet vendimi i tyre. Ne po bashkëpunojmë me qeverisë serbe dhe po mendojmë se si bashkëpunimi të ketë progres. Dua të vlerësoj edhe mbështetjen që ka dhënë edhe Komisioneri Hahn.

Ky proces ka qenë i mrekullueshëm politikisht, pasi një vit më parë kjo ka qenë e pamundur të mendohej. Kjo është një pjesë e projektit. Populli do rezultate dhe të përballemi me buxhetin që ne kemi.

Marrim edhe shembullin e Gjermanisë që nuk ka qenë gjithmonë njësoj. Ndryshe ka qenë më parë dhe ndryshe është sot. Duhen parë shëmbujt dhe kjo është një mënyrë për të ecur përpara.

Fillimisht nuk është se duam të bëhemi njëherësh pjesë e Bashkimit Europian… me kryeministrin Vuçiç po flasim për projekte të tjera. Ajo çfarë po përpiqemi t’i sjellim rajonit nuk është vetëm infrastruktura, ekonomia… dua të theksoj atë që tha edhe zoti Hahn se Shqipëria është në Europë. Pra, bashkëpunimi dhe ndërlidhja mes vendeve është mjaft e rëndësishme.

Duhet të krijojmë mënyrën tonë të sjelljes. Duhen hequr të gjitha burokracitë dhe këtë mund ta bëjmë tani. Të ecim përpara në këtë mënyrë. Populli kërkon ta prekë besimin. Nuk jemi rajoni i Krishtit, por duam që populli të ketë besim.

Vuçiç: Problemi i diplomave me Kosovën nuk është çështje sot. Ne e kemi kaluar ratifikimin e saj edhe në Parlamentin e Serbisë. Do ta diskutojmë edhe më vonë. Na lejoni që të kryejmë detyrimet tona dhe ta zbatojmë atë marrëveshje. Për sa i përket sistemit arsimor, dëgjova më parë që u tha se ne nuk po e përgatisim popullin tonë për punë, studentët tanë, po ju them se po bëjmë dhe do bëjmë më të mirën për të mundësuar sistemin dual; për të qenë një sistem i përbashkët me Gjermaninë dhe Austrinë.

Jemi të vendosur për ta çuar sistemin arsimor përpara. Dua t’ju them që nuk kemi nevojë për paratë tuaja, për paratë e Bashkimit Europian, pasi u tha që ne e shohim Brukselin si vend për të marrë para, por ne duam mbështetje politike për të realizuar projekte në mënyrë që ne të nxjerrim të ardhurat e duhura. Ne jemi mirënjohës ndaj jush pasi ju na dhatë një ndihmë të madhe kur ne u përballëm me përmbytjet. Ju na keni ndihmuar, por qëllimi jonë nuk është që të na jepni para, por mbështetje politike.

Njerëzit janë të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre. Ne nuk do të bëhemi dot si Austria apo si Gjermania, të kemi ekonominë e tyre. Detyra jonë është që të krijojmë një klimë të mirë, një treg të mirë, ligje të mira, për të tërhequr investitorët. Detyra jonë është që të kujdesemi për financat publike.

Nuk është detyra jonë që qeveritarët të gjejnë punë për këdo qytetar, por të krijojmë një klimë të mirë.

Çdo ditë dëgjojmë situata të tilla që kam mbaruar këtë shkollë, këtë universitet, atëherë gjejë këtë punë, detyra jonë është që të krijo

Unë nuk kam qenë përfaqësues i shoqërisë civile ashtu si Edi, por jam i gatshëm të dëgjoj këdo. Kohet e fundit kam filluar të flas me shoqërinë civile. I jam mirënjohës për angazhimin e tyre.

Për sa i përket çështjes së emigrantëve, dua të them që ne i trajtuam emigrantët, nuk përdorëm gaz lotsjellës dhe siç e keni parë nuk i kemi sulmuar ndryshe nga disa vende të tjera të BE-së dhe këto janë vlerat për të cilat ne luftojmë.

Ne nuk kërkojmë para, nuk i kemi kërkuar para zonjës Merkel. Shpresoj që të kemi mbështetjen tuaj zoti Hahn në mënyrë që të nisim një bashkëpunim. Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka mbështetur reformat tona ekonomike.

Për sa i përket shoqërisë civile jam i gatshëm të bashkëpunoj dhe të punoj me ta. I pranoj të gjitha gabimet e mia, por jam mjaft i dhënë pas reformave ekonomike. Të gjithë i kanë mbështetur reformat ekonomike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura