Samiti në Budva, Topi: Mesazh pozitiv për rajonin

Jun 30, 2011 | 10:36
SHPËRNDAJE

BUDVA- Presidenti Bamir Topi e ka quajtur një mesazh pozitiv për rajonin mbajtjen e Samitit të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP).

Në fjalën e mbajtur në këtë samit, Topi ka përmendur padyshim Kosovën, si një realitet të ri në rajon, duke u shprehur per inkurajimin e dialogut mes Prishtines dhe Beogradit, ndersa ka denuar cdo skenar per ndarjen e saj, si krejt te papranueshem.

Gjatë punimeve të këtij Samiti diskutohet rreth situatës aktuale në rajon, po ashtu dhe të miratohet raporti vjetor i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore për vitin 2010-2011.

Në kuadër të punimeve të SEECP-it, Kryetari i Shtetit shqiptar pritet të zhvillojë takime me homologë të vendeve të pranishme në të. Në përfundim të Samitit do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp e pjesëmarrësve në Samitin e SEECP-it.

SEECP-i është një forum për dialogun diplomatik dhe politik midis Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Bullgarisë, Greqisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Moldavisë, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë e Turqisë. Kjo nismë synon bashkëpunimin e vendeve pjesëmarrëse për forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, zhvillimin ekonomik, si dhe për çështjet humanitare, sociale e kulturore, për drejtësinë, luftën kundër krimit të organizuar, etj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura