Samiti i PPE-së, Berisha niset për në Bruksel

Feb 29, 2012 | 19:50
SHPËRNDAJE

Kryeministri Sali Berisha do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane (PPE), takim, i cili do të mbahet më 1 mars. Zyra për shtyp e kryeministrit njofton se Berisha është nisur sot për në Bruksel.

Samiti bashkon kryetarë shtetesh dhe kryeministra, si dhe kryetarë të partive opozitare në Europë, anëtare të Partisë Popullore Europiane,

Në takim pritet të diskutohet, zhvillimi i një qasjeje të përbashkët të EPP-së mbi çështje europiane, që i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian.

Samiti do të moderohet nga Presidenti i PPE-së Ëilfried Martens dhe pjesëmarrës në të janë Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, Kancelarja gjermane Angela Merkel, Kryeministri i Spanjë Mariano Rajoy, Kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker, Presidenti i Rumanisë Traian Basescu, Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, Kryeministri i Polonisë Donald Tusk, Kryeministri i Suedisë Frederik Reinfeld, Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho, Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa etj. Po ashtu marrin pjesë edhe Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy dhe Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura