Tahiri nuk është dakord me “arrest shtëpie”, avokati i tij apelon vendimin

May 17, 2018 | 12:01
SHPËRNDAJE

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dorëzuar sot kërkesen për të apeluar masën e sigurisë “arrest shtëpie” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.

Avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia, ka depozituar sot kërkesën në Gjuykatën e Apelit, ku kërkon rrëzimin e vendimit të dhënë të shtunën e kaluar.

tahiri maks haxhia

Por vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin e ka apeluar dhe Prokuroria, e cila që në fillim ka kërkuar masën më shtrënguese atë ‘Arrest me burg’.

Pritet që kërkesa të shqyrtohet brenda 10 ditëve, por ende nuk është vendosur një datë e saktë se kur do zhvillohet seanca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura