Salvini “godet” emigrantët klandestinë, tjetër masë shtënguese për ta

Jul 8, 2018 | 22:11
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm i vendit fqinj, Matteo Salvini, do të ndërmarrë një tjetër masë shtrënguese për bllokimin e fluksit të emigrantëve klandestinë që mbërrijnë çdo ditë nga Afrika në Itali.

Salvini tha se do të kërkojë në samitin e ministrave të Brendshëm të BE-së mbylljen e porteve për anijet e të gjitha misioneve ndërkombëtare që aktualisht operojnë në Mesdhe.

salvini

“Qeveritë italiane të 5 viteve të fundit kanë firmosur marrëveshje me Bashkimin Europian që lejon që të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare të zbarkojnë  emigrantë në Itali. Por me qeverinë e re gjërat do të ndryshojnë. Është e papranueshme që të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare në Mesdhe të kërkojnë zbarkimin e emigrantëve në portet italiane”, u shpreh Salvini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura