Salihi: S’e lë Rapidin për Shturmin

Aug 31, 2011 | 11:57
SHPËRNDAJE

Hamdi Salihi nuk dëshiron të largohet nga Rapidi, pavarësisht se nuk e ka të sigurt vendin në formacion te skuadra vjeneze. Pas lajmit në mediat austriake, se Shturmi i Gracit interesohet për sulmuesin, ky i fundit ka sqaruar dje nga rezidenca e Kombëtares në Durrës, s’e nuk ka ndërmend të lërë Rapidin. “Nuk lëviz deri në janar. Ekziston mundësia të rinovojë kontratën, por të shohim se si mund të shkojnë gjërat deri në periudhën tjetër të transferimeve”, është shprehur dje shkodrani. Ndërkohë, po dje për mediat austriake, ka folur trajneri i Rapidit, Piter Shëtëll. “Nuk mund ta lëmë Salihin të largohet në një klub brenda kampionatit. Ndryshon puna nëse ai mund të fitojë trefish ose katërfish më shumë se te Rapidi. Megjithatë, unë jam i bindur se nuk ka asnjë mundësi që lojtari të kalojë te Shturmi”, deklaroi trajneri. Për sulmuesin e Kombëtares shqiptare janë interesuar edhe klube si Kievo, Freiburg, Monako dhe Dinamo e Kievit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura