“Sali e mban mend ç’të bëri Zëri i Amerikës në 1997? Rama s’trembet nga 5 mijë kreshnikët e tu”

May 2, 2016 | 14:45
SHPËRNDAJE

Pas deklaratës së ish-kryeministrit Berisha se me 5 mijë protestues në shesh mund të rrëzojë Ramën ka reaguar avokat Spartak Ngjela, duke e quajtur këtë thirrjen e një të marri.

Sipas Ngjelës, është Donald Lu dhe jo Rama forca e Reformës në Drejtësi. Ai i kujton Berishës, se me pesë mijë mjeranë nuk i shpall dot luftë Amerikës dhe i sjell në kujtesë çfarë i ka bëri Zeri i Amerikës në vitin 1997.

Statusi i plote i Ngjelës

ngjelaKreshnikët e Saliut, dhe USA

Berisha po thërret si i marrë për të rrëzuar Ramën me 5000 vetë. … kreshnikët e tij.
O Sali, është Donald Lu, jo Rama forca e Reformës në Drejtësi. Nuk ke çfarë të bësh : pse, me pesë mijë mjeranë do t’i shpallesh luftë Amerikës ti?
Nuk të dalin Sali… Nuk të dalin as aleatët : ISIS, Alkaeda, Arabia Saudite… madje merre dhe Kinën po deshe…
Nuk ke mundesi për destabilizim të Shqipërisë, Sali, janë të gjithë forcat rétrograde kundërshtare shekullore të Shqipërisë, të tulatura sot nga politika amerikane. Nuk sheh që mori dhe Ukrainën?
Në Parlament shko voto një herë Reformën, se të tjerat i di FBI. NUK e mban dot më gjënë e vjedhur ti dhe i gjithë tabori yt. Kjo është loja, por është e mbyllur.
Nuk ka rrugë tjetër zvarritëse. Rama nuk trembet më shumë nga 5000 kreshnikët e tu, (nëse janë vërtet dhe këta), sesa nga Zëri i Amerikës. E mban mend çfarë të bëri në vitin 1997 The Voice of America?
Shko çalë – çalë në Parlament dhe voto Reformën në Drejtësi! Sherihati nuk ka më vend në Shqipëri, ka vdekur me Enver Hoxhën, por kjo Reformë që do të votosh ti, do ta varrosë. Është më mirë për ty të marrësh pjesë në procesionin e funeralit të Sherihatit në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura